Lila zbulon detajet: Gjimshiti kërkohet nga gjigandi i Premier League

Berat Gjimshiti ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vlerën e kartonit. Plot 22 milion euro vlen tanimë mbrojtësi kuqezi, që në merkaton e verës pritet të jetë dëshirë e shumë klubeve të njohura. Tej gafës së djeshme në golin e dytë të Anglisë, Berati ishte lojtari me notën më të lartë te kuqezinjtë për sfidën me Tre Luanët.

I ftuar në Sport News Plus, Andi Lila ka treguar se lojtari e meriton të shkojë te Chelsea në Premier League, duke treguar edhe interesin e skuadrës Blu për lojtarin shqiptar.

28 vjeçari është një nga shtyllat e Atalantës, duke treguar cilësi në prapavijë, ndërsa vera mund ta shohë lojtarin në një top-klub, duke mbushur kështu arkat e bergamaskëve, që shpenzuan 1 milion euro në 2016 duke e blerë nga Zurich. “E meriton të shkojë”, thotë Lila mes të tjerash.


Shtuar 29.03.2021 14:53