Njëri rrahu hallën e dy të tjerët bashkëshortet, dhuna në familje vijon të jetë problem

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona për dhunë në familje këtë të mërkurë në Tiranë për ushtrim dhune në familje dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person.

Shtetasi E.Z 32 vjec është shpallur në kërkim pasi në rrugën ‘’Vëllezërit Manastirliu’’ ka ushtruar dhunë ndaj hallës së tij.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi L.M 37 vjec pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Është arrestuar gjithashtu edhe shtetasi S.T 37 vjec pasi sitematikisht ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur këtë të fundit.

Njoftimet e policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.10.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 09:36