Luana pozoi thjeshtë me të vetën, por u detyra t’i kthehet ndjekësve: Ç’të ka mbetur nga të tuat (FOTO LAJM)

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo numëron plot 2 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, aty ku herë pas here poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Njekohësisht ajo ështe një nga personazhet publik të ekranit shqiptar më të sulmura për sa i përket ndryshimeve nëpërmjet ndërhyrjeve plastike.

Një ditë më parë, bukuroshja bionde ndau me fansat disa imazhe që menjëherë morën mijëra pëlqime dhe komente. Në pozat në fjalë, Luana shfaqet e veshur me një top crop të zi dhe me pantallona po ashtu të zeza.

Moderatorja e njohur shfaqet gjithashtu me make-up profesional dhe me flokë të shkurtra, ashtu siç i ka vetë. “I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi ylli i ekranit krahas imazheve që ndau me të gjithë.

Pozat e saj morën mijëra komente pozitive, por siç ndodh shpesh me personazhet e njohur dhe jo vetëm, nuk munguan as fjalët negative. “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, i shkruan një ndjekës moderatores seksi.

Ky koment nuk i ka shpëtuar Luanës, e cila ka vendosur që t’i kthejë menjëherë përgjigje ndjekësit: Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni.


Shtuar 30.08.2021 11:34