Manastirliu jep lajmin e mirë: Mbërrijnë 30.000 doza të vaksinës AstraZeneca

Ditën e sotme kanë mbërritur në Shqipëri edhe 30.000 doza të vaksinës AstraZenaca. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “Facebook”.

Ministrja gjithashtu bën me dije se në vendin tonë deri në këto momente kanë mbërritur gati 2 milion vaksin dhe janë kryer mbi 1.4 milion.

Postimi i plotë:

? 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë ?????

??1,929,172 vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksinime anticovid.


Shtuar 30.08.2021 11:22