Protestuesit flasin qetësisht me policët: Gurët nuk i drejtohen jush, por Edi Ramës

Në protestën e sotme, që vazhdon prej mëngjesit, janë parë edhe momente komunikimi të qetë mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Edhe pse protestuesit u janë drejtuar policëve me thirrje të forta, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mes dy palëve ka pasur biseda të drejtpërdrejta, pa përplasje.

Të lidhura

None found

Një protestues i maskuar i tha një efektivi se zemërimi i tyre nuk është me policët, por me kryeministrin Edi Rama. Ai u kërkoi ndjesë për çdo gur të hedhur drejt tyre, duke thënë se çdo gur i drejtuar ndaj efektivëve synon Edi Ramën. Protestuesi shtoi se nuk i njohin policët dhe nuk e dinë kush janë, por i konsiderojnë të gjithë miq e shokë.

Një protestues tjetër i sugjeroi një efektivi ta hiqte uniformën, pasi, sipas tij, kështu do të vepronte më mirë. Ai theksoi se ishte vetëm mendimi i tij, se polici mund të vendoste vetë dhe se protestuesit i respektojnë efektivët.

Këto biseda u zhvilluan mes tensioneve që kanë shoqëruar protestën, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë përballë forcave të policisë.


Shtuar më 16.10.2026 20:58