Teuta fitoi 2-0 ndaj Dinamos, ndërsa mesfushori Ergis Arifi mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Pas takimit, talenti foli për mediat.
Të lidhura
None found
Arifi u shpreh i lumtur që është pjesë e Teutës dhe tha se skuadra synon titullin kampion. Ai kërkon që ekipi të ruajë ritmin e fitoreve. Sipas tij, puna me trajnerin Tetova e ka ndryshuar dhe shpreson të përparojë edhe më tej.
Mesfushori tha se ndihet mirë me taktikën që kërkon Tetova dhe se futbolli kërkon durim. Ai kujtoi se më parë kishte humbur dy raste të ngjashme, ndërsa këtë herë arriti të shënonte.






