Olsi Bylyku prej kohësh ka bërë publike lidhjen e tij me aktoren dhe së fundmi këngëtaren Egli Tako dhe që prej atëherë edhe Egli është bërë një personazh shumë i dashur për publikun.
Bukuroshja ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku i është përgjigjur pyetjeve nga më të shumtat dhe siç një pjesë të mirë e kanë zënë ato në lidhje me Olsin.
Ajo ka treguar se kanë 3 vite të lidhur dhe se patjetër që e kanë menduar të kenë edhe një fëmijë, por në të ardhmen.
Gjithsesi Eglit nuk i kanë pëlqyer të gjitha pyetjet e madje është acaruar kur dikush e krahason me Xhensila Myrtezajin dhe e pyet nëse është kjo arsyeja pse e ka zgjedhur Olsi.
“S’është aspak mendim i denjë ky që të peshkon mendjen ty. Njeriu duhet për atë që ka brenda jo për atë që ka së jashtmi. Nëse do të kishte qenë vetëm bukuria faktori përzgjedhës siç e ke quajtur ti, tani s’do ishim bashkë prej tre vitesh. Edhe diçka: Unë nuk përzgjidhem, s’jam në ankand. Faleminderit”, shkruan partnerja e Olsit.
Kujtojmë se Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku kanë qene shume miq edhe pse së fundmi përflitet për prishjen e raporteve mes tyre, prandaj edhe ndjekësi nuk e ka bërë më kot një krahasim të tillë./albeu.com/