Arrestohet “shpërndarësi” i kokainës në Fier, ndalohet edhe drejtuesi i automjeti që përplasi 58 vjecarin

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në Divjakë u arrestua Fatjon Naçi pasi shpërndante kokainë në doza. Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Po ashtu është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit Jetnor Kamberaj. Ky person në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur biçikletën që drejtohej nga H. Z. 58 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, arrestohet dhe një tjetër shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur biçikletën që drejtohej nga shtetasi H. Z. 58 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 30.08.2021 09:52