Protesta e mbajtur të shtunën, më 28 Nëntor në Tiranë, u shoqërua me përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë.
Ngjarja është pasqyruar edhe nga rrjeti i njohur amerikan CNN, i cili raportoi se demonstruesit kundër qeverisë u përplasën me policinë gjatë tubimit në kryeqytetin shqiptar.
Të lidhura
None found
Sipas CNN, protesta u zhvillua pas disa javësh demonstratash të shkaktuara nga pakënaqësitë lidhur me korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe kundërshtimet ndaj administratës aktuale qeveritare.
Përplasjet e regjistruara në Tiranë kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke e kthyer Shqipërinë në qendër të raportimeve gjatë një prej datave më të rëndësishme të historisë së saj kombëtare.






