Më mirë të luash dobët e të marrësh pikë se të humbasësh kështu!” Qatip Osmani: Na mungon një sulmues që shënon

Laçi nuk po e gjen ende fitoren në kampionat dhe tashmë ka shkuar në pesë ndeshje radhazi pa sukses. Në “Loro Boriçi”, bardhezinjtë ndanë pikët me Vllazninë pas barazimit 0-0.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Laçit, Qatip Osmani, analizoi para mediave paraqitjen e skuadrës dhe rastet e krijuara gjatë ndeshjes.

Të lidhura

None found

“Nuk mund të jem plotësisht i kënaqur me vetëm një pikë, por sigurisht që barazimi është më i mirë se humbja. Krijuam disa mundësi dhe goditëm edhe shtyllat. Më pëlqeu angazhimi i lojtarëve dhe ajo që treguam në fushë.

Shpresoj që ky rezultat të na shërbejë si një shtysë për të vijuar përpara. Kemi pasur edhe vështirësi për shkak të dëmtimeve. Hapësirat që lamë në repartet tona u reflektuan në mënyrën se si sulmuam, ndërsa edhe mbrojtja nuk e ndiqte siç duhet topin.

Në disa momente e rrezikuam portën kundërshtare. Kemi punuar për të rritur efikasitetin në finalizim dhe sot, me rastet që krijuam për gol, dhamë një sinjal pozitiv.

Ne luajmë mirë, por në fund pësojmë humbje. Ndoshta ndonjëherë është më mirë të mos luash mirë, por të marrësh pikë. Na mungon një lojtar që shënon dhe këtë ia kam bërë të ditur edhe presidencës”, u shpreh Osmani.


Shtuar më 28.11.2026 18:28

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet