52-vjeçari plagos rëndë gruan dhe lëndon një polic gjatë arrestimit

Një 42-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka mbetur e plagosur rëndë pasi bashkëshorti i saj, 52 vjeç, e ka sulmuar me një mjet të mprehtë në banesën e tyre.

Pas trajtimit fillestar në spitalin e Gostivarit, gruaja është transportuar pa ndjenja drejt Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Brendshme, ngjarja është denoncuar nga babai i të dyshuarit. Sulmi raportohet të ketë ndodhur më 27 nëntor, rreth orës 12:30.

Policët e Departamentit të Policisë Galate e arrestuan M.M. (52) po atë ditë, në orën 14:10.

Gjatë ndërhyrjes për ndalimin e tij, 52-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka sulmuar fizikisht efektivët, duke plagosur njërin prej tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se M.M. ka probleme të shëndetit mendor. Pas arrestimit, ai është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Shkup.

Për rastin është informuar prokurori publik, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.


Shtuar më 28.11.2026 12:33

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle