Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë nga qelia urimin e tij për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.
Ai ka ndarë edhe pamje nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi Skënderbej, të zbukuruar me flamuj kuqezi.
Të lidhura
None found
Veliaj shprehet se do të donte ta përjetonte edhe këtë 28 Nëntor në shesh, pranë qytetarëve, për të ngritur flamurin kombëtar dhe për të kujtuar shqiptarët që sakrifikuan jetën për vendin.
“Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit! Do të doja shumë që edhe këtë nëntor të isha në Sheshin Skënderbej, për të ngritur lart Flamurin Kuqezi dhe për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.
Muaji nëntor na rikthen çdo vit te kujtesa se liria nuk është dhuratë. Ajo është paguar me gjak, është mbrojtur përmes sakrificave dhe duhet ruajtur me kurajë e dinjitet.
Detyrimi ndaj të parëve tanë përmbushet duke mbrojtur lirinë dhe drejtësinë, si dhe duke ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të rriten të lirë dhe krenarë se janë shqiptarë. Lavdi përjetë heronjve dhe dëshmorëve të atdheut! Gëzuar Pavarësinë! Gëzuar Çlirimin!”, shkruan Veliaj.








