Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndryshuar axhendën e saj dhe ka anuluar një vizitë që do të zhvillonte në Izrael.
Vizita ishte planifikuar për datat 28-30 gusht, por, për shkak të situatës në Afganistan ka ardhur edhe ky vendim i Merkel..
Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë.
“Të dyja palët ranë dakord që vizita e kancelares do të planifikohet në një datë të mëvonshme ,” tha zëdhënësi./albeu.com