Oficerët e policisë së SPB Tetovë ndaluan dje, më 24.11.2026, në orën 18:10, në rrugën “Krushevaçka”, S.D., 25 vjeç, nga Tetova.
Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, ndaj tij kishte një vendim gjyqësor për vuajtjen e dënimit me tre vjet e gjashtë muaj burg, për një vepër penale të kryer në kundërshtim me nenin 188, paragrafi 5 të Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Pas ndalimit, ai u dërgua në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovo, ku do të vuajë dënimin.







