Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo drejtuesin e automjetit.
Të lidhura
None found








