Ambasadori Agron Bajrami ndjek në Belgjikë gjyqin për vrasjen e Enver Hadrit

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ishte i pranishëm në seancat e zhvilluara në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Nivelles, ku po shqyrtohet çështja e vrasjes së veprimtarit për të drejtat e njeriut, Enver Hadri.

Enver Hadri u ekzekutua në Bruksel më 25 shkurt 1990. Sipas autoriteteve belge të drejtësisë, atentati ishte planifikuar dhe realizuar nga shërbimet sekrete jugosllave.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit në gjykatë, ambasadori Bajrami shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës për familjen Hadri dhe përfaqësuesit e saj ligjorë, të cilët prej dekadash vijojnë përpjekjet për drejtësi dhe për përcaktimin e plotë të përgjegjësive për këtë vrasje.

“Enver Hadri u vra për shkak të veprimtarisë së tij dhe angazhimit të palëkundur në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Ekzekutimi i tij ishte pjesë e politikës shtypëse të Beogradit ndaj Kosovës, politikë që nuk mori fund në vitin 1990. Ajo vijoi përmes krimeve të rënda gjenocidale, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të kryera gjatë viteve 1998–1999, ndërsa edhe sot shfaqet përmes mohimit të këtyre krimeve”, thuhet në njoftim.

Sipas ambasadorit, fakti që drejtësia belge vijon të merret me këtë çështje më shumë se 36 vjet pas vrasjes tregon se kërkimi i drejtësisë mbetet i rëndësishëm, pavarësisht viteve që kanë kaluar.

“Kosova i shpreh mirënjohjen Belgjikës për përkushtimin dhe vendosmërinë e treguar në këtë proces. Drejtësia për Enver Hadrin dhe familjen e tij mbetet një çështje ndërgjegjeje, përgjegjësie dhe drejtësie, e cila nuk kufizohet nga afatet kohore”, thuhet në njoftim.


Shtuar më 23.11.2026 21:23

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş