Lumbardh Dellova nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Amedsporit në kampionat, ndërsa aktivizimi i Ermal Krasniqit mbetet i pasigurt, raportuan të hënën mediat turke.
Krasniqi e nisi nga minuta e parë sfidën e fundit, në të cilën Amedspori u mposht në shtëpi nga Rizespori, por u zëvendësua pas pjesës së parë për shkak të një lëndimi.
Të lidhura
None found
Gjendja fizike e sulmuesit të krahut do të vëzhgohet nga ekipi mjekësor i klubit, ndërsa Dellova, i cili nuk luajti as ndaj Rizesporit, ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Kështu, Krasniqi mund të mungojë në përballjen e së shtunës me Gaziantepin, ku mungesa e Dellovës është konfirmuar.
Edhe pse pësoi humbjen e tretë këtë sezon, Amedspori, i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi, renditet i katërti në tabelë me 23 pikë.






