Tirana dhe Skënderbeu do të zbresin në fushë një ditë më herët se sa ishte përcaktuar në kalendarin e Superiores. Vendimi është marrë nga Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF.
Takimi ishte planifikuar të luhej të shtunën, më 28 nëntor, por, pas kërkesës së Policisë së Shtetit për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen në kryeqytet, ai është caktuar për të premten, më 27 nëntor.
Të lidhura
None found
Ndryshimi vjen për shkak të protestës kombëtare, e organizuar më 28 nëntor, në të njëjtën ditë kur ishte parashikuar edhe dueli i javës së 13-të. Si rrjedhojë, të dyja skuadrat do të kenë një ditë më pak përgatitje.
NJOFTIMI I FSHF:
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF bën me dije se përballja Tirana–Skënderbeu, e cila fillimisht ishte caktuar për 28 nëntor 2026, në orën 13:30, do të zhvillohet një ditë më parë.
Me kërkesë të Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie, ndeshja është zhvendosur në të premten, më 27 nëntor 2026, në orën 13:30. Ajo do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi”, Tiranë.







