Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se borxhi i familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve bankare (overdraft) është rritur ndjeshëm.
Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka bërë të ditur se ky borxh ka kaluar nga 58,5 milionë euro në dhjetor 2020 në 127,6 milionë euro në shtator 2026, çka përbën një rritje prej 69,1 milionë eurosh ose 118,1 për qind.
Të lidhura
None found
Ai ka theksuar se kjo rritje nuk dëshmon vetvetiu varfërim, por përbën një sinjal që kërkon përgjigje.
Halilaj ka shkruar se nuk mund të flitet për rritje ekonomike nëse qytetari nuk e ndjen atë në buxhetin e tij familjar; qëllimi duhet të jetë rritja e të ardhurave reale dhe zvogëlimi i nevojës për huamarrje afatshkurtër.
Gjithashtu, ai ka vlerësuar se një ekonomi e fortë duhet të krijojë kushte që qytetarët të jetojnë më mirë nga puna dhe të ardhurat e tyre, e jo të bëhen gjithnjë e më të varur nga borxhi.








