Forcat speciale shpëtojnë alpinistin e plagosur rëndë në Demir Kapi

Një alpinist ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë në një terren shumë të pjerrët gjatë ngjitjes në shkëmbinj në zonën e Demir Kapisë. Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, ai pësoi lëndime të rënda në trup.

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës zhvilluan me sukses një aksion shpëtimi për të nxjerrë alpinistin e plagosur rëndë nga një terren i thepisur dhe i paarritshëm në rajonin e Demir Kapisë.

Të lidhura

None found

Në çastin e aksidentit, pjesëtarët e forcave speciale po kryenin një trajnim të rregullt të avancuar për operacione malore dhe u alarmuan për incidentin që kishte ndodhur në afërsi të tyre.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, pasi morën njoftimin, pjesëtarët e forcave speciale u organizuan menjëherë dhe nisën aksionin e shpëtimit. Të lënduarit iu dha ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, e më tej, me anë të pajisjeve të posaçme alpinistike dhe shpëtimi, ai u nxor në mënyrë të sigurt nga terreni i paarritshëm dhe u transportua përmes lumit.

Pasi u soll në një pikë të qasshme, i lënduari iu dorëzua ekipeve të Ndihmës së Shpejtë për trajtim dhe kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Nga Shtabi i Përgjithshëm vlerësohet se ky operacion tregon nivelin e lartë të përgatitjes, profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Batalionit të Forcave Speciale për të vepruar në rrethana të ndërlikuara e me rrezik të lartë, si dhe për t’u mobilizuar në raste kur jeta e njerëzve rrezikohet.


Shtuar më 22.11.2026 12:16

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet