Nesër mblidhen Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Gjatë ditës së nesërme, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë si dhe tri mbledhje të komisioneve parlamentare.

Në orën 09:45, Komisioni për Integrime Evropiane do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dick Schuebel.

Të lidhura

None found

Në orën 10:30, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur do të mbajë një takim me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në rend dite do të jenë çështjet që ndërlidhen me marrjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe pika të ndryshme.

Në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Sipas raportimit të KosovaPress, në këtë mbledhje do të shqyrtohet miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Po ashtu, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, Arnaud Dusaucy.

Ky komision do të mbajë mbledhjen e tij në orën 12:00, ku pritet të shqyrtohen: Projektligji për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare; Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze; Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, si dhe pika të ndryshme.

Ndërkaq, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, në mesnatë, është miratuar në parim projektbuxheti për vitin 2027 me vlerë 4.27 miliardë euro.


Shtuar më 22.11.2026 11:07

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbet