Një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës është konstatuar te 38-vjeçari, trupi i të cilit u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në unazën e Shkupit „Nënë Tereza“, pranë fshatit Smillkovc.
Viktima është identifikuar si Edin Sh. nga fshati Lubin i Shkupit. Në afërsi të trupit të tij, autoritetet kanë gjetur edhe një automjet të markës „mercedes“ me targa të Shkupit, i cili dyshohet se ishte drejtuar prej tij pak më parë.
Të lidhura
None found
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion për të zbardhur rrethanat dhe arsyet që çuan në humbjen e jetës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë me dije se ngjarja është sinjalizuar mëngjesin e 21 nëntorit, rreth orës 06:15, dhe se menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet policore.







