Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka dorëzuar aktakuzë kundër një individi për shkaktim lëndimesh trupore në kontekst të dhunës në familje. Sipas dokumentit akuzues, ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor në banesën e të pandehurit, ku ai pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, duke e goditur me grushte dhe shuplaka, si dhe duke i bllokuar frymëmarrjen duke e shtrënguar në fyt dhe gojë.
Si rezultat i këtij sulmi, viktima ka marrë dëmtime të lehta në sipërfaqen e trupit, mavijosje dhe hematoma.
Të lidhura
None found
Prokuroria sqaron se i dyshuari ishte vendosur në paraburgim për shkak të rrezikut që ai të arratisej ose të përsëriste aktet e dhunës, pasi pas incidentit ishte larguar nga stacioni policor dhe për disa ditë nuk ishte gjetur apo kontaktuar.
Për këtë arsye, prokurori publik i ka kërkuar gjykatës që masa e paraburgimit të vazhdojë edhe më tej.







