Të shtunën në mbrëmje, mbrojtësi kosovar Ron Raçi pati një rol kyç për Hajdukun e Splitit.
Goli i tij vendosi fatin e sfidës në favor të klubit të madh kroat.
Të lidhura
None found
Në kuadër të xhiros së 14-të, Hajduku fitoi 2:1 në transfertë ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
Në minutën e 45-të, pikërisht Raçi, që luan si qendërmbrojtës, e çoi rezultatin në 2:1.
Për të ky ishte goli i parë këtë sezon në kampionatin kroat.
Një gol tjetër e kishte realizuar më herët në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
24-vjeçari Raçi e mbylli ndeshjen në fushë, ndërsa bashkëlojtari i tij Etnik Brruti u aktivizua në minutën e 68-të.
Te Lokomotiva e Zagrebit, Feta Fetai e luajti ndeshjen e plotë, kurse Dardan Morina mbeti në stol.
Raçi u rikthye në formacionin startues të Hajdukut të Splitit, pasi në nëntë ndeshjet e mëparshme kishte qëndruar në bankën rezervë.






