Në kuadër të përvjetorit të 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Prishtinë organizoi një pritje ku morën pjesë kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, drejtorët komunalë të Kulturës dhe Arsimit, si dhe përfaqësues të organizatës KUSA.
Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, i priti të ftuarit për të shprehur mirënjohjen për përkrahjen që i kanë dhënë nismës “Freedom 250”.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij aktiviteti, në hapësirat e Ambasadës janë shfaqur punimet artistike të nxënësve, të cilat trajtojnë temën e lirisë dhe të miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada Amerikane në Prishtinë e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku u vlerësua kontributi i kryetarit Rama, i drejtorëve komunalë dhe i partnerëve nga KUSA në mbështetje të kësaj nisme.
Nisma “Freedom 250” shënon 250 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përvjetor ky që do të kremtohet më 4 korrik 2026.








