Një numër qytetarësh janë duke u grumbulluar para rezidencës së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë, me dëshirën që të kenë rastin ta takojnë atë.
Ish-zyrtari i lartë ka arritur sot në Kosovë për një vizitë familjare, e cila lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Të lidhura
None found
Pritjen e parë ia kanë bërë anëtarët e familjes, ndër ta edhe vajzat, të cilat e kanë mirëpritur në hyrje të banesës.
Në zonën ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë dislokuar njësi policore, teksa gazetarëve nuk u lejohet qasja pranë objektit.
Kjo paraqet vizitën e dytë të Krasniqit në Kosovë që prej momentit kur u dërgua në Hagë. Herën e kaluar, ai ishte kthyer në vendlindje me rastin e ndarjes nga jeta të vëllait.







