Hoti dhe Vergori diskutojnë bashkëpunimin Polic e Kosovës-KFOR për sigurinë

Kolonel Fehmi Hoti, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, priti sot së bashku me bashkëpunëtorët e tij komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Gjatë takimit u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Ndër pikat e diskutimit ishin edhe aktivitetet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat ndikojnë në situatën e sigurisë në mbarë vendin.

Të dyja palët u pajtuan se vijimi i bashkëpunimit, ruajtja e mirëbesimit dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta ndihmojnë në ngritjen e mëtejshme të nivelit të sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës, bëhet e ditur në njoftim.

Policia rikonfirmoi gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.


Shtuar më 18.11.2026 14:42

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetmrkingjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet