Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat malore priten edhe reshje.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Temperaturat do të rritje ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 30°C.