Garda Revolucionare e Iranit deklaroi sot se kishte sulmuar me dronë një bazë ushtarake amerikane në Bahrein, si përgjigje ndaj veprimeve që i cilësoi “armiqësore” nga SHBA-ja.
Sipas deklaratës, gjashtë dronë të Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare shënjestruan sistemin e radarit të mbrojtjes ajrore amerikane në bazën e helikopterëve al-Rifa në Bahrein.
Të lidhura
None found
Pak më herët, autoritetet e Bahreinit kishin lëshuar dy paralajmërime për kërcënime të mundshme, të parat që prej shtatorit.
Ministria e Brendshme e Bahreinit u kërkoi qytetarëve dhe banorëve të ruanin qetësinë dhe të shkonin në vendin e sigurt më të afërt, pa dhënë hollësi të tjera për natyrën e kërcënimit.
Njoftimi për sulmin vjen dy ditë pasi Garda Revolucionare pretendoi se kishte goditur një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm në Bahrein. Ushtria amerikane e hodhi poshtë pretendimin, duke deklaruar se kishte kapur dy dronë iranianë dhe se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm.
Në Bahrein ndodhet baza e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane.








