Akil Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Në kategorinë deri në 73 kilogramë, xhudisti kosovar fitoi përballjen për vendin e tretë ndaj Anton Shualieiev, i cili përfaqëson Spanjën.
Të lidhura
None found
Një hedhje e shkëlqyeshme i solli Gjakovës fitoren me Ippon dhe vendin në podium.
Krahas medaljes së bronztë, ai mori edhe 350 pikë në ranglistën botërore.







