Mbrojtësi Samuele Sina nuk është nisur me Kombëtaren A drejt Budapestit, ku ekipi do të luajë ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë. Ai i është bashkuar ekipit U-21 të Shqipërisë.

Të lidhura
None found
19-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren kundër Spanjës U-21. Takimi do të luhet të martën, më 17 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Sina aktivizohet me Union Brescia në Serie C të Italisë. Debutimin me Shqipërinë e bëri më 29 shtator të këtij viti, në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër San Marinos.






