Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka përcaktuar skuadrën që do të angazhohet për përmbushjen e misionit historik të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, si edhe për realizimin e kontratës me qytetarët, përmes shërbimeve më cilësore dhe rezultateve konkrete.
Zëvendëskryeministrja Ogerta Manastirliu, e cila do të jetë bashkëkryetare e PS-së së Tiranës, shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryetari i Partisë Socialiste.
Të lidhura
None found
Koçiu deklaroi se, së bashku me Ervinin, Ogertën dhe socialistët e Tiranës, puna do të vijojë në çdo lagje dhe njësi të kryeqytetit. Sipas saj, nga Tirana, si kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, do të jepet shembulli i zhvillimit, do të krijohen mundësi të reja për familjet dhe do të nisë fitorja e Partisë Socialiste drejt #SHQIPËRIA2030.








