EMRI/ U dërgua me urgjencë në spital, i burgosuri ndërron jetë

Një i burgosur ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Korçës.

Shtetasi Edmond Jonuzi u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal, ndërsa vuante dënimin në burgun e Drenovës.

Pas mbërritjes në spital, mësohet se ai ka ndërruar jetë. Shkaqet janë ende të paqarta. Jonuzi ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite.


Shtuar 25.03.2021 22:04