Tom Doshi krah Ramës në zgjedhje? Kryeministri bën deklaratën e fortë

Kryeministri Rama ka reaguar publikisht për pjesmarrjen e ish-deputetit Tom Doshi në zgjedhje.

Me tone të ashpra dhe shumë të prera, Rama deklaroi se Doshi nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.

Kryeministri akuzoi sërish Sali Berishën, Metën dhe Kryemadhin  si politikanë të cilët janë të përfshirë në korrupsion.

“Në krahasim me Berishën, Metën dhe Kryemadhin, Tom Doshi është një ëngjëll…”- tha ndër të tjera Rama.

E pyetur nga Fevziu në lidhje me korrupsionin ai deklaroi prerë se “as në këtë e as në tjetrën nuk jam përfshirë në vepra të tilla…”.

Përgjigja e plotë e Ramës:

Vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar me publikun me atë që unë i kam thënë.

Së dyti nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren dhe së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa individi për të cilin flasim sepse ne duhet të merremi me Saliun përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën përpara të cilës Tom Doshi është engjëll.

Ndërkohë për Tom Doshin, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara. Në raport me ta është engjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre dhe për këtë arsye, ne nuk jemi aleat.

Nëse për Tom Doshin, korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA-ve e kuptoj shumë mirë se nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin dhe Monikun.

Unë jo e përjashtoj veten, nuk kam asnjë lidhje me ata, jo me korrupsion domethënës, unë si person personalisht. E kuptoj plotësisht që ambasadorja nuk mund t’i rreshtojë ata të tjerët. Arsyeja pse ne jemi fokusuar tek ata. Unë di që ky është qëndrimi im./albeu.com/

 

 

Shtuar 25.03.2021 10:03