Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përshëndeti dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër pasurisë së pajustifikueshme.
Dekretimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës erdhi dy javë pasi ligji u miratua në Kuvendin e Kosovës. Kjo i hap rrugë avancimit të një mekanizmi institucional për trajtimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.
Të lidhura
None found
Sipas Gërvallës, Byroja Shtetërore i jep fund periudhës kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve. Ministrja theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se nuk duhet të përfitojë pasuri të cilën nuk mund ta justifikojë.
Ligji përcakton mënyrën e themelimit dhe organizimit të Byrosë Shtetërore, kompetencat e saj, si edhe procedurat për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.








