Bytyqi: Buxheti 2027 shton barrën e borxhit, ndërsa investimet kapitale mbeten pas

Në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u shqyrtua Propozimi i Buxhetit për vitin 2027, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, kritikoi Qeverinë për mungesë transparence dhe përgjegjësie institucionale lidhur me skandalin e Bankës Alta. Sipas tij, Qeveria po kërkon besimin për të administruar mbi 440 miliardë denarë fonde publike, pa dhënë llogari për këtë rast. Bytyqi tha se si te skandali i Bankës Alta, ashtu edhe te buxheti, shihen interesa jotransparente, ndikime politike dhe shmangie e përgjegjësisë.

Sipas Bytyqit, Buxheti 2027 vijon një model ekonomik që pakëson mundësitë për zhvillimin e vendit, shton borxhet dhe i vendos investimet e nevojat e qytetarëve në plan të dytë.

Të lidhura

None found

Ai iu referua ndarjes së shpenzimeve totale prej 440.44 miliardë denarësh: 399.62 miliardë denarë janë parashikuar për shpenzime rrjedhëse dhe vetëm 40.82 miliardë denarë për shpenzime kapitale. Kjo do të thotë se pothuajse 91% e fondeve do të përdoren për veprimtarinë rrjedhëse të Qeverisë, kundrejt vetëm 9.3% për investime kapitale.

Bytyqi e cilësoi veçanërisht shqetësues faktin që fondet për interesa rriten me 18.2%, ndërsa shpenzimet kapitale vetëm me 1.7%.

Ai tha se për çdo denar shtesë të parashikuar për investime kapitale, janë planifikuar afërsisht pesë e gjysmë denarë shtesë për interesa. Sipas Bytyqit, kjo tregon se kostoja e shërbimit të borxhit publik po rritet shumë më shpejt se investimet e reja për të ardhmen ekonomike.


Shtuar më 13.11.2026 15:54

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet