Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se në orët e para të mëngjesit të së premtes ka filluar startimi i njësisë A4 në termocentralin “Kosova A”. Gjatë kësaj faze, që pritet të zgjasë rreth 3–4 orë, tymi nga oxhaku mund të jetë më i dukshëm.
KEK-u shpjegoi se startimi është një hap i domosdoshëm teknologjik për rikthimin në punë të njësive që përdorin linjit. Sipas korporatës, tymi mund të bëhet përkohësisht më i dukshëm teksa kaldaja ngrohet gradualisht dhe procesi i djegies stabilizohet.
Të lidhura
None found
Duke pranuar se kjo mund të shkaktojë shqetësim, korporata u kërkoi mirëkuptim banorëve të Komunës së Obiliqit dhe zonave përreth.
Pas mbylljes së procedurave teknike, njësia A4 pritet të lidhet së shpejti me rrjetin elektroenergjetik dhe të kalojë gradualisht në operim të qëndrueshëm. KEK-u nuk ka bërë të ditur pse funksionimi i saj ishte ndërprerë më parë.







