Avokati i Popullit ngre shqetësimin për ndotjen e ajrit në Kosovë dhe mangësitë institucionale

Ajri i ndotur mbetet ndër problemet kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Ky është vlerësimi i Avokatit të Popullit në raportin për cilësinë e ajrit në Republikën e Kosovës, të trajtuar nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut. Raporti i është dërguar Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, të përfshira në raport, tregojnë se në vitin 2025 rrjeti shtetëror i monitorimit regjistroi 171 ditë kur grimcat PM₁₀ tejkaluan vlerën kufitare ditore. Nivelet më të larta të ndotjes u shënuan gjatë dimrit.

Të lidhura

None found

Raporti trajton edhe ndikimin e mundshëm të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur në shëndet. Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndotja e ajrit shoqërohet me rrezik më të lartë për sëmundje respiratore dhe kardiovaskulare. Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë grupet më të rrezikuara.

Avokati i Popullit ka konstatuar mangësi si në zbatimin e legjislacionit, ashtu edhe në funksionimin e mekanizmave institucionalë. Raporti evidenton mungesë kapacitetesh të mjaftueshme njerëzore dhe teknike për mbikëqyrjen inspektuese, si dhe nevojën për monitorim më të avancuar e bashkërendim më të mirë ndërmjet institucioneve.

Në raport theksohet përgjegjësia e shtetit për t’i mbrojtur qytetarët nga pasojat e ndotjes mjedisore. Duke iu referuar standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Popullit vëren se autoritetet publike duhet të marrin masa parandaluese dhe efektive, veçanërisht kur i njohin rreziqet që ndotja sjell për jetën dhe shëndetin.

Pas përfundimit të hetimeve të nisura me vetiniciativë, Avokati i Popullit u ka rekomanduar institucioneve përgjegjëse të forcojnë mekanizmat institucionalë, të zbatojnë legjislacionin, të avancojnë politikat publike dhe të ndërmarrin masa të koordinuara për uljen e ndotjes.

Raporti nënvizon se cilësia e ajrit nuk lidhet vetëm me mjedisin: ajo prek edhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për jetë, shëndet dhe një mjedis të pastër e të shëndetshëm.


Shtuar më 10.11.2026 11:58

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş