Pas fitores në kampionat, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të parë të Pogradecit. Klubi e ka pranuar vendimin dhe ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij.
Drejtuesit e skuadrës liqenore e kanë falënderuar Çelën për punën dhe përkushtimin gjatë periudhës në krye të ekipit, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Të lidhura
None found
Pogradeci, që synon ngjitjen në Superiore, po kërkon të gjejë sa më shpejt trajnerin e ri. Sipas njoftimit të klubit, emri i pasuesit do të publikohet zyrtarisht pasi të përfundojë procesi. Ndërkohë, stërvitjet dhe përgatitjet e ekipit vazhdojnë normalisht.




