Një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Dyshohet se ai u godit nga rryma elektrike teksa po riparonte një defekt në një shtyllë elektrike.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 34-vjeçari me inicialet A. N., elektricist i zonës, u dërgua rreth orës 20:36 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ku mbërriti pa shenja jete.
Të lidhura
None found
Dyshohet se disa familje të fshatit Bardhaj, të mbetura pa energji elektrike, e kishin thirrur për të ndrequr defektin jashtë orarit zyrtar të punës. Sipas policisë, ndërhyrja dyshohet se u bë pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.








