Papa Leone XIV, mesha para 2.5 milionë besimtarëve në Argjentinë: Pasiguria në punë, dhuna dhe ndarjet dëmtojnë familjet

Rreth 2.5 milionë besimtarë morën pjesë në meshën që Papa Leone XIV drejtoi në Monumentin e Spanjollëve, në Buenos Aires, gjatë vizitës së tij në Amerikën e Jugut. Sipas autoriteteve dhe të dhënave të raportuara, kjo ishte mesha me pjesëmarrjen më të madhe që ai ka drejtuar që prej zgjedhjes në krye të Kishës Katolike.

Në homeli, Ati i Shenjtë u kërkoi familjeve të mos e humbin shpresën përballë vështirësive ekonomike dhe sociale. Ai përmendi mungesën e stabilitetit, problemet shoqërore, pasigurinë në punë, dhunën në familje, ndarjet e dhimbshme dhe varësitë si sfida që dëmtojnë marrëdhëniet mes anëtarëve të saj.

Të lidhura

None found

Edhe kur përballen me këto sprova, tha Papa, besimtarët nuk duhet të dorëzohen. Ai e përshkroi Krishtin si shkëmbin mbi të cilin mbështetet shtëpia dhe që e mbron atë nga stuhitë.

Papa Leone XIV kundërshtoi gjithashtu idenë se familja e krishterë është një model i tejkaluar. Sipas tij, ajo mbetet sot, më shumë se kurrë, një mbështetje e fortë mes pasigurive të kohës.

Duke iu referuar Argjentinës, ai vlerësoi rolin që familja ka pasur në formësimin e historisë, kulturës dhe shoqërisë së vendit. Prej saj, tha ai, kanë buruar vlerat themelore të popullit argjentinas.

Besimi, virtytet njerëzore, kultura e punës, respekti për të moshuarit, mbrojtja e jetës dhe mbajtja e fjalës së dhënë janë, sipas Papës, vlera që janë përcjellë brenda familjes.

Leone XIV u ndal edhe te edukimi shpirtëror i brezave të rinj, duke theksuar se besimi nuk transmetohet vetëm me fjalë. Ai përmendi bekimin para ngrënies, lutjen përpara gjumit, faljen dhe dëgjimin e njëri-tjetrit, gjyshërit që u mësojnë fëmijëve të luten, meshën e së dielës, si edhe përgatitjen për një tërheqje shpirtërore ose pelegrinazh.

Familjen ai e cilësoi si vendin e privilegjuar për të njohur e takuar Krishtin. Sipas tij, ajo ka edhe një mision të rëndësishëm edukues, përmes të cilit përcillet dhe përhapet Ungjilli.

Në përfundim, Papa kujtoi paraardhësin e tij, Papa Françeskun, i cili kishte qenë ipeshkëv i Buenos Airesit. Ai citoi mësimin e Françeskut se familja është e thirrur të ndajë lutjen e përditshme, leximin e Fjalës së Zotit dhe kungimin eukaristik, që dashuria të rritet dhe ajo të bëhet gjithnjë e më shumë një tempull ku banon Shpirti.

Në mbyllje të homelisë, Papa Leone XIV ia besoi familjet argjentinase Virgjëreshës Mari, Nuestra Señora de Luján, dhe Shën Jozefit. Ai u lut që çdo shtëpi të bëhet një tempull i pranisë së Zotit.


Shtuar më 9.11.2026 18:32

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş