Pranë Shtëpisë së Bardhë, në qendër të Uashingtonit, u dha alarmi për sigurinë kur një automjet goditi barrierat mbrojtëse të godinës.
Incidenti u regjistrua pak minuta përpara orës 16:00 me orën tonë. Sipas raportimeve, autoritetet arrestuan menjëherë drejtuesin e mjetit, për të cilin dyshohej se ishte i armatosur. Më pas, për të njëjtën ngjarje, u arrestua edhe një person tjetër.
Të lidhura
None found
Informacioni se drejtuesi mund të kishte armë bëri që forcat e sigurisë të ndërhynin pa vonesë dhe të vendosnin një kordon sigurie përreth zonës.
Shtëpia e Bardhë u mbyll si masë paraprake dhe gazetarëve që ishin jashtë iu kërkua të hynin në ndërtesë. Autoritetet vijuan mobilizimin, ndërsa alarmi u zgjerua edhe për shkak se zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, po mbante në ato çaste një fjalim në ndërtesën e JPMorgan, jo larg Shtëpisë së Bardhë.
Ende nuk janë publikuar hollësi të tjera për motivet e incidentit dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.






