Një këmbësor 81-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në lagjen nr. 14 të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:12, automjeti që drejtohej nga K. Gj., 26 vjeçe, përplasi shtetasin B. Z. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari humbi jetën.
Të lidhura
None found
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.







