Është vënë në pranga personi i dyshuar për kanosjen e kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, përmes rrjeteve sociale.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Të lidhura
None found
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti, përmes rrjetit social, në mënyrë të përsëritur ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Osmani.








