Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, mori pjesë në një tryezë diskutimi kushtuar shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe adoleshentët. Tryeza u organizua nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me UNICEF-in.
Në këtë takim u paraqitën rekomandimet e raportit që hartëzon shërbimet e shëndetit mendor dhe të mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.
Të lidhura
None found
Hoti tha se Ministria është e angazhuar të përmirësojë legjislacionin, të reformojë mbrojtjen sociale dhe të forcojë mekanizmat e kontrollit e të inspektimit, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Ai vuri sërish në dukje nevojën për forcimin e Qendrave për Punë Sociale. Për këtë, Ministria u ka kërkuar tashmë kryetarëve të komunave të marrin masa konkrete.
Sipas Hotit, Ministria ka ndarë mbi 2.5 milionë euro për të mbështetur organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale. Këtu përfshihen strehimoret dhe shërbime të tjera për mbrojtjen e mbështetjen e kategorive të cenueshme.







