Mulhaxha-Kollçaku njofton mbikëqyrjen e ligjit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore ishte në qendër të mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione. Sipas “Bota sot”, mbledhja u drejtua nga kryetarja e komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Për diskutimin rreth këtij ligji, komisioni ka ftuar Luljeta Plakolli-Kasumin, eksperte e angazhuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI).

Të lidhura

None found

Mulhaxha-Kollçaku i bëri të ditura këto zhvillime nëpërmjet një postimi në Facebook. Ajo shpjegoi se mbikëqyrja e këtij ligji, të cilin e cilësoi shumë të rëndësishëm, është vendosur në përputhje me planin e punës që ka miratuar komisioni.

Në njoftimin e saj, kryetarja rikujtoi se ligji është në fuqi që prej vitit 2023. Nismën për hartimin e tij e kishte marrë vetë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Konventën e Stambollit.


Shtuar më 4.11.2026 20:39