Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet një detyrim që Maqedonia e Veriut duhet ta përmbushë, theksoi sot Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në konferencën për shtyp, ajo rikujtoi se kushtet janë përcaktuar qartë në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022.
Gjatë prezantimit të sotëm të raportit të progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate përpara Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos vlerësoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për reformat e BE-së në kuadër të agjendës së reformave. Sipas saj, vendi duhet të dëshmojë tani të njëjtën vendosmëri edhe për të ecur përpara në rrugën evropiane.
Të lidhura
None found
Komisionerja siguroi se mbështetja e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE do të vijojë. Ajo shpjegoi se synimi mbetet hapja e grupit të parë menjëherë pas plotësimit të kushteve, duke nënvizuar se hapi i radhës i takon Maqedonisë së Veriut.
Kos evidentoi gjithashtu se puna teknike për standardet e hapjes së Klasterit 1 ka shënuar përparim.







