KGJK-ja prioritizon çështjet gjyqësore që lidhen me mediat, gazetarët dhe paditë SLAPP

Raporti për vendin e Kosovës evidenton se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur t’u japë përparësi lëndëve gjyqësore ku përfshihen mediat, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ky orientim është përcaktuar në Planin Strategjik për Qasje në Drejtësi 2026-2028, të miratuar nga KGJK-ja. Dokumenti udhëzon gjyqtarët në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor që t’i trajtojnë me prioritet paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP.

Të lidhura

None found

Mes rasteve që hyjnë në këtë kuadër janë edhe çështjet që prekin gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato që lidhen me shpifjen dhe sigurinë.

Qëllimi i kësaj mase është që procedurat gjyqësore për çështjet që ndikojnë në lirinë e shprehjes, veprimtarinë e mediave dhe punën e organizatave të shoqërisë civile të zhvillohen më shpejt.

Paditë SLAPP përkufizohen si mjete ligjore që mund të përdoren për t’u shkaktuar presion financiar dhe juridik gazetarëve, aktivistëve ose organizatave që merren me tema me interes publik.


Shtuar më 4.11.2026 16:16