Deputeti Egzon Azemi ka reaguar në Facebook për rastet e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit, duke drejtuar akuza ndaj personave që, sipas tij, kanë mbajtur nën kontroll institucionet e drejtësisë, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe hetuesitë.
Azemi shprehet se nuk mund ta dijë nëse një ditë do të zbardhen plotësisht rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit dhe rastit të Arbënor Xhaferit. Megjithatë, ai thekson se amaneti i tyre po realizohet.
Të lidhura
None found
Sipas deputetit, Kosova nuk do të ndahet, shitet apo copëtohet, ndërsa përgjegjësit për këto raste do të përballen me pasojat.
“Kriminelëve u ka ardhur fundi. Drejtësi do të ketë!”, ka shkruar Azemi në reagimin e tij.







