Gjatë kryerjes së detyrës në Bazën Ajrore të Kuçovës, një ushtarak është plagosur me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, më 3 nëntor, rreth orës 16:46.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se i plagosuri është efektivi me inicialet E.D., i cili ka marrë një plagë në shpatull. Pas dhënies së menjëhershme të ndihmës së parë, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit.
Të lidhura
None found
Mjekët kanë konstatuar se shenjat e tij jetësore janë në vlera normale dhe se nuk ka rrezik për jetën. Për të vazhduar mjekimin e specializuar, efektivi më pas është nisur për në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Ushtarake, e cila po ndjek procedurat për dokumentimin e rastit, si dhe për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ndodhi plagosja.








